Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Njësiti i zjarrfikësve të Tetovës këtë vit me mbi 500 intervenime

Zhurnal Ads

Tetovë, 22 tetor, zhurnal.mk – Njësiti territorial i zjarrfikësve i tejkaloi 500 intervenime gjatë këtij viti kalendarik, prej të cilit kanë ngelur edhe 70 ditë, informon komandanti Uka Aliti. Pjesa më e madhe e procedurave të evidentuara janë shuarja e zjarreve, ndërsa të tjerat janë intervenime gjatë aksidenteve dhe fatkeqësive si edhe dezinfektimi i qytetit.

“Mbi 80 për qind e 504 intervenimeve të evidentuara deri më tani në njësitin territorial të zjarrfikësve në Tetovë kanë të bëjnë me shuarjen e zjarreve. Numri nënkupton se çdo ditë kemi thuajse nga dy intervenime, ndërsa nëse dihet se numri i përgjithshëm thuajse 80 për qind janë zjarre do të thotë se çdo ditë shuhet nga një zjarr”, thotë komandanti Uka Aliti. Problem më të madh edhe më tej për zjarrfikësit paraqet territori i madh që e mbulojnë gjegjësisht nga Jazhinca deri në Pirok dhe nga Kodra e Diellit e deri në Grupçin. Ato janë Tetova dhe pesë komuna të tjera rurale ose rreth 200 mijë popullatë.

Problem ka edhe në qytetin e Tetovës ku shpejt mund të arrihet drejt rrugës së caktuar, ndërsa problemet paraqiten kur duhet t’i qasemi një objekti të caktuar.

“Shpesh ndeshemi me drejtues të pakujdesshëm të automjeteve të cilët i parkojnë duke mos menduar se duhet të ketë rrugë për zjarrfikësit dhe ndihmën e shpejtë. Më shumë problem paraqet për ne zjarrfikësit pasi duhet të shkojmë deri tek vendi ku ka zjarr sa më shpejtë, të jemi efikasë ta lokalizojmë me kohë zjarrin. Tek ne sekondat janë në pyetje dhe jo minutat. U bëj apel qytetarëve tanë të jenë të kujdesshëm dhe të kenë kujdes ku i parkojnë dhe se si i parkojnë automjetet të mos jenë pengesë e zjarrfikësve”, bën apel Aliti. Në njësitin territorial zjarrfikëse në Tetovë punojnë 70 zjarrfikës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shtatë të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë-Gostivar

T E

OPG: Po u shkurtua orari i punës, humbjet do të jenë deri në 22 milion euro

Z H

Pagesa e kthimit të “Vikendit pa TVSH” do të bëhet nesër dhe pasnesër

E.E.

Borisov: Së bashku me Merkelin e mbështesim rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

E.E.

Kyçyk: Po nuk arritëm sukses me Maqedoninë e Veriut, do të jetë dështim edhe për BE-në

Z H

OPH: Niveli i kufizimit të orarit të punës do t’i detyrojë hotelierët të bëjnë racionalizim të punësimeve

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...