Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Njësiti policor për operacione speciale pajiset me uniformë të re

Shkup, 10 maj – Zhurnal – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot përmes një postimi në Facebook, u lëvdërua se departamenti për operacione speciale policore pajiset me uniformë të re, më saktë me disa uniforma të ndryshme.

Ai shkroi se njësiti për Zbarkim të Shpejtë pajiset me uniformë urbane, më saktë me një komplet të cilin e përbëjnë kominoshe, xhup i dimrit dhe nënxhup, xhemper, këmishë, pantallona dhe rrip, katër fanella (me jakë dhe pa jakë, me mëngë të gjata me fanellë me mëngë të shkurta), komplet dy pjesësh për shi, katër kapela të ndryshme, mbulesë për helmetë, doreza termo dhe taktike.

Ministri i Brendëshëm informoi se do të ketë uniformë rurale për njësitin për Zbarkim të Shpejtë si dhe për njësitin për Trajnim dhe Mbështetje, i cili do të ketë edhe një tjetër uniformë që digjet vështirë dhe si e tillë ajo përdoret në raste kur intervenohet gjatë prishjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe gjatë arrestimit të personave të rrezikshëm në hapësira të mbyllura.

Uniforma do të ketë edhe për Sektorin e Punëve të Brendëshme Shkup, tha Spasovski.

“Vazhdojmë me modernizimim dhe me furnizimin e rregullt të uniformave dhe pajisjeve për njësitë e policisë”, shkroi Spasovski në Facebook.

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...