Agjencia Zhurnal.mk.

Njihuni me 4 përdorimet e panjohura të limonit

Limoni ofron shumë përfitime për trupin tonë. Është i pasur me vitaminë C, flavonoide të cilat kanë veprimtari antioksiduese dhe shumë më tepër lëndë ushqyese. Limoni është shumë i dobishëm në jetën tonë të përditshme, që nga pastrimi i shtëpisë deri tek rutina e bukurisë.

Pastron yndyrën nga enët-Uji i nxehtë dhe detergjenti i enëve ndonjëherë nuk janë të mjaftueshme për të hequr yndyrën nga enët. Shtrydhni dy limona në sfungjer dhe shtoni pak detergjent. Fërkoni enët me këtë përzierje dhe yndyra do të largohet më shpejt dhe më lehtë.

Pastron mikrovalën-Ka dy mënyra për të pastruar mikorvalën në mënyrë efektive. E para, është të vendosni një filxhan ujë dhe lëng limoni në mikrovalë dhe ta ngrohni për dy minuta. Më pas, pastrojeni me një sfungjer. Dhe mënyra e dytë është të vendosni pak lëng limoni dhe detergjent enësh në një sfungjer dhe pastrojeni me këtë përzierje.

Bëni pastrues shtëpiak-Ju ka mbaruar detergjenti apo dezinfektuesi? Bëjeni tuajin me limon dhe përbërës të tjerë që tashmë i kemi në shtëpi.

Kujdesuni për lëkurën me limon-Limoni lufton aknet, i jep shkëlqim lëkurës dhe ka veti antibakteriale. Një mënyrë për ta përfshirë në rutinën tuaj të bukurisë është të bëni një pastrim shtëpiak me limon dhe mjaltë.

Related posts

Pse mungesa e ujit nxit shtimin në peshë, sa duhet të pini

D V

Stresi lirohet nga vitaminat B dhe C

D V

Dieta gjermane që ju ndihmon të humbisni 9 kilogramë brenda dy jave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky