Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Njihuni me Dritën, shqiptaren e vetme nga Maqedonia që merret me paragliding

Drita Abdiu është vajza e vetme shqiptare nga Maqedonia e Veriut që merret me paragliding (hedhje me parashutë). Me këtë sport aspak të zakontë dhe të guximshëm për vajza ajo filloi të merret kur ishte 18 vjeçe, por dëshirën për të fluturuar e ka pasur kur ishte vetëm 10 vjeç.

“Çdoherë kam ëndërruar të fluturoj, shihja Piter Panin dhe aq shume doja që ai ‘pluhuri i zanave’ të ishte i vërtetë të spërkasë pak mbi kokë e të fluturoj bashkë me to”, shprehet Drita.

Ajo ka dy vite që ushtron paragliding, por ende nuk ka marrë pjesë në gara, duke e pasur si synim vitin e ardhshëm. Aktualisht Drita është 20 vjeçe dhe studion në vitin e parë për gjeografi.

Në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, Drita ka rrëfyer emocionet e këtij sporti të veçantë.

“Në fillim kur nisem që të fluturoj, vetëm shikoj anash dhe them ‘uau sa bukur’ është. Secili fluturim, e njëjta eksperiencë, ngelem e mahnitur ashtu, duke parë poshtë këmbëve të mia sidomos kur fluturoj mbi qytetin tim, në Tetovë.

Është një ndjenjë shumë e bukur kur shoh Tetovën në pëllëmbë të dorës”, rrëfeu ajo.

Postime të ngjashme

Biznesmenë nga Koçani dhe Berova me interes për masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”

Z H

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...