Agjencia Zhurnal.mk

Njihuni me opsionin e ri të Facebook Messenger

Facebook ka shtuar një opsion të ri që do të lejojë përdoruesit të shikojnë video së bashku përmes Messenger. Karakteristika, e quajtur “Watch Together”, funksionon me të gjithë përmbajtjen video të Facebook Watch, duke përfshirë programet e saj origjinale, ngarkimet e përdoruesve, përmbajtjen e krijuesit, transmetimet e drejtpërdrejta dhe së shpejti edhe videot muzikore.

Videot mund të shikohen deri në tetë persona në një bisedë me video në Messenger në celular, ose nga deri në 50 persona në Messenger Room.

Për të përdorur opsionin, përdoruesit duhet të jenë së pari në një videocall në Messenger ose në një Messenger Room. Opsioni është i disponueshëm në pajisjet mobile iOS dhe Android, por Facebook synon ta mundësojë edhe në platforma të tjera, si desktop.

Përdoruesit mund të shfletojnë ose kërkojnë për të gjetur diçka për të parë së bashku. Përmbajtja e Facebook Watch është e organizuar në kategori si “TV & Movies” (TV dhe filma), “Watched” (përmbajtja e parë së fundmi nga ju), “Uploaded” (videot tuaja) dhe “Suggested” (të sugjeruara).

Megjithëse videot zyrtare muzikore u bënë të disponueshme kohët e fundit në Facebook Watch, falë marrëveshjes së re të Facebook me label-et, ato nuk janë ende të disponueshme. Sipas Facebook, ato do të shtohen në javët e ardhshme, fillimisht në SHBA, Indi dhe Tajlandë për t’u bërë më vonë të disponueshme edhe në vendet e tjera të botës.

Të gjithë personat që po shohin videon mund ta ndalojnë, të bëjnë pauzë ose të ecin përpara ose prapa në video.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...