Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Njihuni me peshëngritësen 7-vjeçare, kanadezja thotë se ngritja e 80 kilogramëve nuk është ndonjë problem për të

Një nxënëse e një shkolle të mesme e cila është e apasionuar pas peshëngritjes, thotë se ky lloj sporti e ndihmon shumë të pastrojë mendjen.

Vogëlushja Rory van Ulft, 7-vjeçe nga Ottawa, Kanada, pa ndonjë problem mund të ngrit pesha deri në 80 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Ajo së fundmi është shpallur kampione në peshëngritje nën moshën 11-vjeçare në SHBA, duke u bërë kështu vajza më e re në moshë që ka arritur të futet në garën kombëtare e të rinjve.

Në anën tjetër, prindërit e saj insistojnë se hobi i saj është i sigurt dhe se vazhdimisht e përkrahin që të vazhdojë me peshëngritje.

Madje Rory e konsideron më shumë veten si gjimnaste sesa një peshëngritëse, dhe sa herë që futet në palestër për t’u ushtruar ndihet më e relaksuar.

Rory merret me peshëngritje që nga mosha 5-vjeçare, dhe thotë se nga nëntë orë në javë ushtron gjimnastikë dhe katër tjerë me peshëngritje.

Postime të ngjashme

Flamingot në Keni, në zhdukje

S.B.

Burgu me kanal televiziv

S.B.

Balerina ruse interpreton “Liqenin e Mjellmave” në minus 15 gradë Celsius

S.B.

Si më ka ndryshuar një vit pa bibliotekën time

S.B.

Kjo është historia e trishtë e 8 Marsit

S.B.

Një avokat ka zbuluar një mashtrim të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të identifikoni një gënjeshtar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...