Faleminderit pafund për të gjithë ata që më mbështetën në sfilatën time të mbajtur në Javën e Modës Legend Stamboll, këto ishin fjalët me të cilat stilistja Anisa Diko e tha për falenderim në mars të këtij viti kur edhe u mbajt java e modës në Stamboll.
U përgatita për këtë sfilatë në një kohë shumë të shkurtër, me një vendim të papritur që duhet të isha në këtë organizatë, punova ditë e natë dhe për 5 ditë arrita të prezantoj këtë koleksion, kishte shkruar më tej ajo.
Pas lodhjes së ëmbël, patëm një sfilatë të mrekullueshme. Shumë faleminderit të dashur @oksanakuznetsovaofficial @legendfashionweek dhe ekipin e tij që e bëri të mundur organizimin. I falënderoj të gjitha modelet veç e veç.
Por, suksesi i Anisës nuk ndalet me kaq. Ajo po bën namin në gjithë Turqinë, me çka edhe shqiptarët sigurisht që janë krenarë me të.
Në një intervistë për Euronews Albania, Anisa ka theksuar se do të veshë edhe Dua Lipën dhe Rita Orën, dy ikona muzikore të cilat gjithashtu bëjnë namin në muzikë ashtu siç bën dhe vlonjatja në Turqi me modën e saj.
Intervistën e ndiqni në vazhdim: