Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Njoftim i rëndësishëm nga KQZ për ditën e zgjedhjeve

KQZ publikon një njoftim të rëndësishëm për ditën e zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të nenit 54,55,58 dhe nenit 64.2 pika (a) dhe (b) nenit 128.2 të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës si dhe Rregullën Zgjedhore nr. 07/2013, bën pranimin e kërkesave për vëzhgim dhe akrediton vëzhguesit e zgjedhjeve. Prezenca e vëzhguesve në procesin zgjedhor, bëhet e mundshme me qëllim të promovimit të monitorimit, transparencës, besueshmërisë etj.

Vëzhgues i akredituar: Do të thotë përfaqësuesi i një Subjekti të Certifikuar Politik, Organizatë joqeveritare, qeveritare ose ndërqeveritare, Organizatë ndërkombëtare e specializuar dhe e përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendit të huaj, ose media të cilat kanë marrë miratimin nga KQZ-ja.

Të Drejtat dhe Detyrat e Vëzhguesve

Vëzhguesi, ka të drejtë:

T’i vëzhgoj pa u penguar nga askush, përgatitjet dhe mbajtjet e zgjedhjeve, përfshirë takimet pas ditës së zgjedhjeve, dëgjimet dhe aktivitet lidhur me zgjedhjet, ankesat dhe parashtresat lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe përcaktimin e kandidatëve fitues.

Të parashtrojnë komente me shkrim komisioneve zgjedhore, dhe këshillave të vendvotimeve.

Të vëzhgojnë paketimin, transferimin, dorëzimin, trajnimin, numërimin, ruajtjen e sigurt dhe shkatërrimin e fletëvotimeve.
Të pajiset me kopjet e vendimeve, me protokollet, tabelat, procesverbalet dhe dokumentacionin tjetër gjate gjithë procesit zgjedhor, përfshirë proceset para dhe pas ditës se zgjedhjeve.

Përgjegjësit e vëzhguesve gjatë ditës dhe procesit zgjedhor, janë:

Të respektojë kërkesat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për Zgjedhjet Lokale, si dhe Rregullat e KQZ-së.

Mbajtja e distinktivi të identitetit të vëzhguesit në mënyrë të dukshme kur është i angazhuar në aktivitetet e vëzhgimit.
Ndalohet bartja e shenjave dallues të cilat shërbejnë si mjete propagandues ose ndikojnë në dëshirën e votuesit ose e identifikon atë me një parti te caktuar politike ose kandidati;

Ndalohet nga vëzhguesi që të ndikoj në dëshirën e votuesit në fshehtësinë e votës dhe në procesin e të votuarit.
Mediat/Qasje në procesin zgjedhor

Stafi i mediave të shkruara apo atyre elektronike (shtëpive mediatike) të cilët duan të hyjnë në qendrat e votimit, në vendvotim apo në qendër për numërim dhe rezultate në ditën e zgjedhjeve apo gjatë numërimit duhet të jenë të akredituar nga KQZ.

Lejohet të hyjë në qendrat e votimit, vendvotimet dhe Qendrën e numërimit dhe rezultateve, si dhe në objektet tjera të KQZ-së dhe ZKZ-së që janë të hapura për publikun dhe mediat;

Çka ju ndalohet Mediave ?

Stafi i mediave nuk duhet të rrezikoj:

Integritetin e procesit zgjedhor.
Heshtjen zgjedhore.

Privatësinë dhe fshehtësinë e votës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mundet që në mënyrë të menjëhershme të tërheqë akreditimin e stafit të mediave në rast të shkeljes së dispozitave të legjislacionit zgjedhor.

Vëzhguesi i akredituar ka të drejtë për të parashtruar ankesë:

Ankesë pranë KQZ-së.

Zyrtarit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ankesat pranë KQZ-së, Zyrtarëve Komunale të Zgjedhjeve, apo Sekretariatit të KQZ-së duhet të bëhen brenda afatit prej (24) orësh.

Ankesat e tilla duhet të përmbajnë këto fakte:

Faktet për të parashtruar ankesë

Përshkrimi i fakteve,

Vendi,

Koha e ngjarjes,

Emri i vëzhguesit,

Emri i subjektit apo organizatës,

Numri i tij/saj i distinktivit.

Distinktivi i Vëzhguesit

Postime të ngjashme

Sveçla flet për zjarret në Kosovë, thotë se janë arrestuar dy persona

D V

Kryeministri Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

D V

Zjarret në Kosovë, aktive kanë mbetur 10 vatra

D V

Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon sot

D V

Bëhen gjashtë vjet nga themelimi i Gjykatës Speciale

D V

582 raste aktive me coronavirus në Kosovë, qytetarëve u bëhet apel të vaksinohen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...