Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Njoftohuni për gjendjen e rrugëve në gjithë territorin e shtetit

Shkup, 14 prill – Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i madh. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Rruga P2332 Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica nga 15.11.2020 deri më 01.04.2021 është mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve prej 15.11.2020 deri më 15.04.2021.

Keding njofton se në periudhën prej 06.04.2021 deri më 16.04.2021 do të realizohen aktivitete ndërtimore në rrugën shtetërore А1 (Е75), në stacionin pagesor Gradsko, për vendosjen e pajisjeve rrugore në stacionet pagesore për përmirësimin e sigurisë së trafikut.

Në autostradën A3 drejtimi Resnjë – Ohër duke filluar nga 1.4.2021. (e enjte) para hyrjes në Ohër, do të kryhen punime ndërtimore. Në vendin e realizimit të ndërtimeve do të vendosen sinjalet e duhura të komunikacionit.

Dtg Zhikol SHPKNJPl Strumicë i njofton të gjithë shoferët se për shkak të rehabilitimit të urës numër 3 në rrugën rajonale R1103, seksioni Lakavicë – Negotinë, faza e dytë, nga 24.03.2021 ndalohet qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve, përkatësisht do të mbyllet plotësisht komunikacioni në këtë rrugë për një periudhë prej 5 muajsh.

DG Beton SHA – Shkup njofton se po realizohen punime ndërtimore për rehabilitim me zgjerim të Rrugës Shtetërore A1, seksioni Petrovec – Katlanovë (krosia majtas dhe djathtas), përkatësisht nga km. 37 + 046.94 deri në km. 41 + 798.92 në drejtim nga Petroveci në Katllanovë dhe nga 23 + 271.08 në 28 + 460.76 në drejtim nga Katllanova në Petrovec. Në vendin e realizimit të punimeve ndërtimore zhvillohet regjim i përkohshëm i komunikacionit me sinjale të duhura të komunikacionit. Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje. Rekomandim për drejtuesit për shpejtësi të adaptuar dhe respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit. Punimet për projektin e përmendur janë planifikuar të përfundojnë më 31.07.2021.

DPUTU “Ve-Grupa” Shpknjp raporton se nga 01.02.2021 kanë filluar aktivitetet e ndërtimit për rindërtimin e rrugës rajonale p1206 aksi Karpallak – Zhelinë nga km 0 + 000 në km 12 + 185. Aktivitetet do të zhvillohen nga ora 07:00 deri në ora 17:00 çdo ditë ku është vendosur sinjalizimi adekuat i trafikut në vendin e kryerjes së punimeve.

Për shkak të punimeve ndërtimore në autostradën A2 Strugë – vk Qafthanë (nga stacioni i benzinës OKTA deri në hyrje të fshatit Radolishtë) shpejtësia është e kufizuar në 40 km / orë. Në vendin e realizimit të ndërtimeve do të vendosen sinjalet e duhura të komunikacionit.

NN Viktoria Invest njofton se më 30.10.2020, filloi me punët ndërtimore në rrugën A2 Kërçovë – Ohër, më saktësisht në seksionin midis fshatit. Klimeshtan – f. Mesheishtë, ku ka regjim të ndryshuar të përkohshëm të komunikacionit. Në vendin e punimeve janë vendosur sinjalet e duhura të komunikacionit. Ky regjim i ndryshuar i komunikacionit do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.

NN Ilinden – Strugë njofton se nga 30.10.2020. në rrugën A2 Kërçovë – Ohër, në seksionin Presekë – Pesoçan, afër fshatit Vërbjan, filloi me realizimin e punëve ndërtimore në rrugë (asfaltim), ku ka ndryshim të regjimit të përkohshëm të komunikacionit. Në vendin e punimeve janë vendosur sinjalet e duhura të komunikacionit.

Më 21.09.2020 filloi kryerja e aktiviteteve ndërtimore për rehabilitimin e rrugës shtetërore P1202 (P409), pjesa Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë, gjegjësisht nga Hanet e Mavrovës deri në f. Tërnicë, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit të komunikacionit, në kohëzgjatje prej 90 ditëve.

Nga data 21.08.2020, SHN Granit SHA Shkup do të kryejë rehabilitim dhe rikonstruim të rrugës rajonale P1205, aksi rrugor Krupishtë-Probishtip. Për shkak të kësaj do të bëhet ndryshimi i regjimit të komunikacionit, nga hyrja me rrugën rajonale P2230, deri në hyrje të Probishtipit. Përkatësisht komunikacioni do të rikahëzohet nga ura në Kisellicë deri në hyrje të f. Zlletovë, përmes f. Ratavicë deri në Probishtip dhe anasjelltas. Nga vlera e veçantë është këtë rikahëzim ta respektojnë shoferët e automjeteve të rënda transportuese të cilët transitojnë nëpër këtë rrugë. Leja është me vlerë prej gjashtë muajve, përkatësisht deri në kompletimin e punëve.

SHN Granit SHA Shkup njofton se në përputhje me miratimin e lëshuar për regjimin e përkohshëm të komunikacionit gjatë rikonstruimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A2, seksioni Kriva Palankë – VK Deve Bair në periudhën prej 11.05.2020. deri më 02.2022 me projektin themelor për implementim parashikohet gërvishtja dhe asfaltimi i rrugës ekzistuese si dhe zgjerimi, përkatësisht ndërtimi i një korsie të tretë në rrugën ekzistuese. Nga 08.10.2020 puna në rrugë në këtë pjesë është intensifikuar, prandaj apelojmë për vigjilencë të shtuar, rregullim të shpejtësisë dhe respektim të sinjaleve të komunikacionit.

Gjatë orarit të punës rregullimi kryhet me punëtorët, ndërsa pas përfundimit të orëve të punës, rregullimi bëhet me sinjalizim drite – semaforë (nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin Deve Bair).

Viadukt Trejd njofton se më 25.05.2020 filloi të kryejë aktivitete ndërtimore gjatë rindërtimit të një pjese të Rrugës shtetërore A2 – shtegu nga BS Viena Petroll/Kumanovë pranë fshatit Stracin, 16 km i gjashtë, për të cilin do të ndryshojë regjimi i komunikacionit, në periudhë prej gjashtë deri në nëntë muaj.

Viktoria Invest SHPK Elbasan – Filiali Shkup kryen punime ndërtimore në autostradën Kërçovë – Ohër, seksionet 4 dhe 5. Në seksionin 5 Podmolje – Ohër km.5 + 861 në km.9 + 835 do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit të shënuar në mënyrë të duhur me shenja të trafikut. Ndryshimi filloi më 20.03.2020. dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, për shkak të të cilave është përcaktuar nevoja për ndryshim.

Shtrabag AG njofton se po kryen veprimtari ndërtimi në rrugën eksprese A4 pjesa Shtip – Radovish. Drejtuesve të mjeteve u këshillohet që të afrohen me kujdes në këtë pjesë dhe t’i respektojnë sinjalet e vendosura të komunikacionit.

Postime të ngjashme

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

Riafirmohet mbështetja për fillim të negociatave me BE-në në takimin Dimitrov-Dendias

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...