Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Njoftoi trafikantët për hetimin”/ Mbërrin letërporosia nga autoritetet gjermane për ish-zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi

Autoritetet gjermane i janë përgjigjur interesit të SPAK në lidhje me hetimet për ish-zëvendësdrejtorin të OFL-së, Artan Shkëmbi. Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala. Përmes letërporosisë, konfirmohet se autoritetet gjermane kanë identifikuar Shkëmbin si zyrtarin që ka njoftuar trafikantët për hetimin që po kryhej ndaj tyre.

Mësohet se Shkëmbi është zyrtari që ka kërkuar në sistemin DEEP SEE. Në letërporosi thuhet se Shkëmbi i dërgoi të dhena trafikantit me inicialet K.V.

Sipas letërporosisë, thuhet se grupi i përbashkët hetimor për narkotikët ‘GER KIEL’, po hetonte shtetasit shqiptarë me inicialet K.V dhe A.P. Po ashtu konfirmohet informacioni i transmetuar përmes rrjetit të enkriptuar ‘ENCRO CHAT’ përmes një telefoni I-PHONE X, ngjyrë e zezë. Artan Shkëmbi është i pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe po hetohet për korrupsion të personave që ushtrojnë funksione publike.

Postime të ngjashme

Rama: BE është destinacion i patjetërsueshëm i PS-së. Ja çfarë premton në fushën e bujqësisë

S.B.

Pandemia ndryshon ritet e Ramazanit

S.B.

Rama në xhaminë e Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit: Pas vuajtjes së madhe të pandemisë, vjen lehtësimi!

S.B.

Basha shpalos planin e tij përpara studentëve: Çdo vit 10 mijë stazhe të paguara 300 mijë lekë në muaj

S.B.

Imunizimi, thuajse 10 përqind e popullsisë kanë marrë një dozë në Shqipëri

S.B.

Zgjedhjet/ Basha: Kryeministri dështoi në betejën kundër drogës, Shqipëria burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...