Kosovë

Njohja e Kosovës, në rendin e ditës të mbledhjes së jashtëzakonshme të Presidencës boshnjake

Zhurnal Ads

Kryetari i Presidencës së Bosnjës së Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq ka caktuar tre seanca për sot, një të rregullt dhe dy të jashtëzakonshme.

Në njërën nga seancat e jashtëzakonshme pritet të jetë në rend dite çështja e njohjes së Kosovës nga ana e Bosnjës së Hercegovinës, shkruan Klix.ba, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë që anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq, kishte kërkuar që në rend të ditës të futet edhe tema e pranimit të Kosovës.

Kurse, anëtari serb i Presidencës boshnjake, Millorad Dodik, kishte thënë se do të votojë kundër kësaj pike.

“Unë do të votojë kundër dhe do të kërkoj të mbrohen interesat vitale. Bosnja tani nuk ka ndonjë vendim për pranimin apo mospranimin, dhe është një mundësi e mirë që të merret ndonjë vendim. Nëse Bosnja nuk e njeh Kosovën, atëherë është obligim i të gjithëve në Bosnje të tregojnë se si ne nuk e njohim Kosovën. Falënderoj Komshiqin që ka propozuar këtë pikë për rend dite. Është e rëndësishme të definojmë disa gjëra”, kishte thënë Dodik.

Gjithashtu në këto seanca pritet të diskutohet për Mini-Shengenin dhe zhvendosjen e ambasadës së Bosnjës në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Postime të ngjashme

Hysni Gucati del para Gjykatës Speciale më 1 tetor

admin

Hoti: Nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar

admin

Mos prezenca e deputetëve përplas LVV-në me LDK-në, shtyhet mbajtja e dy interpelancave për Hotin

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...