Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Njollat e kuqe në sy. Pse shkaktohen dhe a janë të rrezikshme

Njollat e kuqe në sy njihen ndryshe edhe si rrjedhje okulare ose hemorragji subkonjuktivale

Edhe pse mund të bëjnë shumë përshtypje, në përgjithësi këto njolla nuk paraqesin ndonjë problem serioz për shëndetin. Zakonisht, njollat e kuqe në sy shkaktohen nga një goditje ose dëmtim.

Ato janë rrjedhje të gjakut që shfaqen në pjesën e bardhë të syrit si pasojë e çarjes së kapilarëve. Në pjesën më të madhe të rasteve, këto probleme larohen vetë brenda një jave.

Përgjithësisht, ato nuk shoqërohen nga simptoma të tjera. Megjithatë, rekomandohet një vizitë okulistike në rastin e rrjedhjes së jashtme të gjakut, gjurmëve të gjakut në iris, dhimbje të shpeshta, shikim i turbullt, ndjeshmëri ndaj dritës dhe ënjtje e syrit.

Konjuktiviti

Konjuktiviti është një membranë shumë e hollë, elastike dhe transparente e cila vesh pjesën e bardhë të syrit, e quajtur sklera. Luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e syve pasi përbën një pengesë mbrojtëse ndaj infeksioneve të mundshme, shkruan Living.

Në konjuktivit janë të pranishme një numër i madh enësh gjaku të cilat mund të çahen dhe të shkaktojnë rrjedhje të vogla të gjakut në sy.

Pse shfaqen këto njolla në sy?

-Në pjesën më të madhe të rasteve, vijnë si pasojë e një ose më shumë shkaqeve të mëposhtme.

-Rritje e papritur e presionit të gjakut

-Trauma në sy të shkaktuara nga një goditje apo thjesht fërkim i syrit

-Disa medikamente mund të ndryshojnë koagulimin e gjakut dhe të shkaktojnë shfaqjen e njollave të kuqe në sy.

-Disa sëmundje si hipertensioni ose diabeti melit shoqërohen me skuqje dhe hemorragji në zonën e sklerës.

Me kalimin e ditëve, ngjyra rregullohet vetë. Është gjithashtu normale që syri të marri një ton të verdhë gjatë procesit të shërimit.

Nuk është e këshillueshme t’i fërkoni sytë, pasi mund të rrisni sasinë e gjakut që rrjedh.

Postime të ngjashme

Dy përfitime shëndetësore nga pirja e çajit të karafilit

S.B.

Pastinaku – I provuar si afrodiziak, mbron zemrën dhe mëlçinë, por ul edhe presionin e gjakut

S.B.

90 për qind e të rriturve kanë këtë problem të zakonshëm shëndetësor por nuk e kuptojnë – ja cilat janë simptomat

S.B.

Lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e mëdha për organizmin

S.B.

Llojet dhe trajtimi i alergjive

S.B.

A është më mirë të bëni dush natën apo në mëngjes?

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...