Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nju Jorku mbyll shkollat publike për shkak të COVID-it

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha të mërkurën se sistemi i shkollave publike të qytetit, më i madhi në Shtetet e Bashkuara do të mbyllet për mësimin në klasa duke filluar nga e enjtja, për të shmangur përhapjen në rritje të infeksioneve me COVID-19.

“Qyteti i Nju Jorkut ka arritur nivelin 3 për qind pozitivitet në mesataren javore. Fatkeqësisht, kjo do të thotë se ndërtesat e shkollave publike do të mbyllen, duke filluar nga nesër, më 19 nëntor, si masë e shtuar sigurie. Ne duhet të luftojmë me çdo kusht valën e dytë të COVID-19s”, tha kryetari i bashkisë në Twitter.

Qendrat amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve raportuan se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA arriti në 247.834 kundrejt 246,232 të një dite më parë.

Qendrat raportuan një numër të përgjithshëm infektimesh prej 11,300,635 kundrejt shifrës 11,136,253 një ditë më parë.

Postime të ngjashme

Armenia përballet me tensione politike dhe plagët e luftës

T E

Dyshime për sulm terrorist në Suedi/ 8 persona të plagosur me thikë

T E

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

Njeriu që i shpëtoi tragjedisë me aeroplan

T E

Irak, sulm me raketë në një bazë usahtarake amerikane

S.B.

Raportet: Gjermania do të përgjojë partinë e ekstremit të djathtë AfD

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...