Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Noari 3 vjeçar ka nevojë për ndihmë, vuan nga tumori në veshkë

Shkup, 5 mars – Noar Osmani është vetëm 3-vjeçar. Është nga Gostivari, por për dy muaj është duke qëndruar në Turqi ku edhe po kurohet për tumorin në veshkë.

Si rezultat ai tashmë ka hequr njërën veshkë, por meqë tumori ka metastazuar, atij i janë paraqitur komplikime shtesë. Dy herë tashmë është operuar dhe shpenzimet për të dy operacionet kanë kapur vlerën prej 48 mijë euro. Këto shpenzime i ka mbuluar vetë familja, por duhet mjete edhe për 5 muaj të tjerë kurim në Turqi.

“Dy muaj ka që është në spital në Turqi. E ka pasur një operacion prej tumori, por për shkak të komplikimeve është dashur të operohet edhe të dytën herë. Të dy ndërhyrjet dhe qëndrimi në spital kanë kushtuar 48 mijë euro dhe këto mjete familja i ka mbuluar. Tash duhet të qëndrojë edhe 5 muaj dhe shpenzimet për këto familja nuk mund t’i mbulojë vetë”, sqaron rastin për TV21 i afërmi i Noarit, A.S.

Në familjen e tij ka punuar vetëm nëna, por edhe ajo tashmë qëndron në Turqi, ndërkaq babai nuk ka një vend pune të përhershëm. Punon kohë pas kohe. Shpenzimet shtesë nuk mund t’i mbulojnë, prandaj familja kërkon ndihmën e bamirësve.

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...