Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Noizy del kundër protestës: Është bërë politike, më mirë të ndihmojmë familjen e Klodianit

Në Shqipëri ka tash e një javë që protestohet vazhdimisht.

Shkas për këtë u bë fushata e quajtur “Albanian Lives Matter”, e cila erdhi pas vrasjes makabre të Klodian Rashës nga efektivi i policisë, për mos mbajtje të maskës.

Lidhur me fushatën në fjalë ka pasur reagime të shumta edhe nga artistët shqiptarë, disa prej të cilëve janë paraqitur edhe fizikisht në protestë.

Por reperi i njohur shqiptar, Noizy, mendon ndryshe.

Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ai shprehet se në vend që të protestohet, do ishte më mirë që të ndihmohej familja e të ndjerit, duke shtuar se protesta është kthyer në politike.

“Kush nga artistes bashkohet me mua të ndihmojmë familjen e Klodianit? Më shkruani…Unë them të ndihmojmë atë familje se sa të merremi me protesta për të mbajtur b*thët tona…Asnjë parti s’’do na sjelli bukë te shtëpia, secili person lugën e çon te goja e vet para se te e tjetrit. Protesta është bërë politike, edhe qorri e sheh…unë s’jam as me lali Erin, as me lali Edin, as me lali Luliun, e as me lali Ilirin, unë jam me familjen time dhe shtetin tim, të shkatërrojmë shtetin është të shkatërrosh shtëpinë tënde. Të ishim aq protestues të mëdhenj ne, duhet të dilnim në protestë në shumë e shumë raste të panumërta. Gjithsesi shumë do fillojnë me mesazhe si përherë duke sharë, por unë prapë them kush nga artistët është për të ndihmuar familjen e Klodianit? Unë nesër kam ndër mend të shkoj për vizitë”, ka shkruar Noizy në InstaStory.

Postime të ngjashme

Dhurata Dora shijon pushimet në Maldive, merr vëmendje me një fotografi të publikuar pa makijazh

S.B.

Pse është e rëndësishme të mos humbasësh Trajtimin Klasik Kozmetik??!!

S.B.

Zack Snyder po punon rreth filmit të ri “King Arthur”

S.B.

Jolie shet pikturën e Churchillit për shtatë milionë funte

S.B.

Aktorja, Erica Watson vdes pas infektimit me COVID-19

S.B.

Louis Tomlinson: Gjithçka që duhet të dini për ish-anëtarin e “One Direction”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...