Agjencia Zhurnal.mk

Noizy është artisti i parë që këndon shqip në Athinë

“MAD Video Music Awards” konsiderohet si një nga eventet më të rëndësishme muzikore në Greqi. Këtë vit u mbajt edicioni i 16-të i tij dhe për herë të parë u ngjit në skenë edhe një artist shqiptar. Bëhet fjalë për Noizyn, reperi i cili prej kohësh ka fituar edhe famë ndërkombëtare. Noizy ka bashkëpunuar dy herë me reperin grek Snik dhe në “MAD VMA” të dy performuan hitin e tyre të njohur “New Benz”. Artistët elektrizuan skenën dhe dhuruan një performancë shumë energjike.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte performanca e Noizy-t, sepse ishte i pari këngëtar shqiptar që performonte shqip në Athinë. Gjithashtu reperi u shfaq i veshur në eventin e ndarjes së çmimeve me linjën e veshjeve të tij “Illyrian Bloodline”, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë dhe në këtë mënyrë Noizy vërtetoi se talenti dhe puna e mirë mund të thyejnë barrierat dhe kufijtë dhe të pranohen hapur kulturat e ndryshme mes dy vendeve. Kujtojmë se përveçse me Snik, Noizy ka bashkëpunuar edhe me artistë të tjerë shumë të njohur në mbarë botën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...