Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka zhvilloi një takim pune me aleatët në lidhje me ecurinë e fushatës dhe bashkërendimin e punës për të maksimalizuar fitoren.
Noka nënvizoi, sipas tij, frymën fituese që është krijuar nga zbritja në terren dhe parashtrimi i programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore nga kreu i PD Sali Berisha.
Siç njoftoi Partia Demokratike, “qëllim i takimit ishte koordinimi i punës në terren dhe përcjellja e koordinuar e mesazhit politik dhe përqendrimi në përdorimin e rrjeteve sociale me degët e partive aleate në diasporë, me qëllim masivizimin e votës nga shqiptarët jashtë atdheut, e së dyti, në bashkërendimin e aktivitetit në median sociale, si domosdoshmëri e kohës në komunikimin me publikun”.