Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

“Nokia” prezanton smartfonin “low cost”

Romë, 21 dhjetor – Përveç iPhone 12 Pro të ri dhe Wiko View5 Plus, tregu ofron edhe telefona celularë të përshtatshëm për të gjitha buxhetet dhe nevojat, që nga modelet e shtrenjta tek modelet më të lira, shkruhet ne faqen vanityfair.it, transmeton ATSH.

Sidoqoftë, një raport i botuar së fundmi nga ”Counterpoint Research” na tregon se celularët bazë dhe më pak të kushtueshëm vazhdojnë të jenë mjaft të kërkuar në kontinente të ndryshme: në të vërtetë, mbi 74 milion njësi do të ishin dorëzuar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2020.

Padyshim, këto nevoja të përdoruesve nuk kalojnë pa u vërejtur nga markat më të vendosura në sektor dhe është HMD Global, kompania finlandeze që merret me prodhimin e pajisjeve të markës ”Nokia”, të zbulojë një model të ri të ashtuquajtur ”feature phone” i cili mund të hyjë në xhepat tanë me një çmim mjaft të volitshëm, por pa dëmtuar performancën.

Ky është ”Nokia”, tip C1 Plus, një smartfon që së shpejti do të dalë në treg me çmimin e sugjeruar prej 69 eurosh, i pajisur me një ekran HD 5,45 inç dhe lidhje 4G gjithashtu e krijuar për të mbështetur nevojat e përdoruesve dhe i pajisur me dy SIM.

Postime të ngjashme

Interneti hapësinor së shpejti do të mbulojë të gjithë Tokën, tregohet edhe çmimi i tij

S.B.

Pandemia rriti fitimet e kompanisë Dell

S.B.

Një nëndetëse 15 milionë dollarëshe për të vizituar “skutat” më të errëta të oqeaneve

S.B.

Facebook nënshkruan marrëveshje me tri firma të tjera mediale në Australi

S.B.

Facebook-u premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë

S.B.

Është sikur të jesh atje: Sony po punon në një pajisje të re

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...