Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nominimi i tri qeverive për çmimin Nobel, reagon Grenell

Zhurnal Ads

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe Serbia janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, raporton Express.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Presidenti Donald Trump është nominuar për të dytën herë për çmimin Nobel për Paqe për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Grenell në Twitter, derisa i ka bërë retwett postimit të deputetit të Partisë Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, i cili e ka marrë iniciativën për nominimin e qeverive të këtyre shteteve për këtë çmim.

Ai sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan çmimet Nobel.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jacobsson përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter.

“Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi I rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Jacobsson.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

VV: Ligji për rimëkëmbjen ua merr paratë të varfërve e ua orienton oligarkëve

S.B.

KQZ: 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën, më 14 shkurt

S.B.

Panariti: Kosova 12 mln euro për bujqësinë gjatë pandemisë, Shqipëria asnjë

admin

Racist dhe krenar: Vulin e quan të drejtë përdorimin e fjalës “shiptarima”

admin

“SHBA-ja duhet të ndërhyjë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës”

S.B.

Sot paraqitja e parë e Selimit para Gjykatës Speciale

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...