Agjencia Zhurnal.mk

“Non-paper”, Ruzhin: Franca dëshiron të përforcon procesin e reformave ndaj Shkupit dhe Tiranës

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Ministrat për Punë të Jashtëm dhe Punë Evropiane të BE-së do të kthehen sot për herë të parë që nga bllokada franceze në tetor për çështjen e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i cili mbahet sot nuk parashikon ndonjë përfundim konkret, por thjesht një shkëmbim mendimesh midis shteteve anëtare dhe një përpjekje për të dalë nga qor-sokaku pasi që Parisi bllokoi negociatat me Maqedoninë e Veriut me pretekstin se më parë ishte e nevojshme reforma e procesit të negociatave

Diskutimi do të përfshijë gjithashtu propozimet e fundit të Francës (non-paper) për një proces negocimi më politik, më të besueshëm dhe gradual.

Ish diplomati Nano Ruzhin për Zhurnal thotë se ky non-paper përmbanë një metodologji të re. Sipas Ruzhin kjo do të thotë se përvec hyrjes së deritanishme vertikale në BE, tani ka dhe lëvizje horizontale, gjegjësisht në etapa ku ekziston mundësia edhe të na kthejnë prapa nëse nuk përmbushim kushtet që kërkon Franca.

“Së pari përmbanë një metodologji të re, në llogari të hyrjes të deritanishme vertikale në BE, gjegjësisht përmbush një kapitull ngritesh një shkallë etj, tani ka edhe lëvizje horizontale, gjegjësisht në etapa, që do të thotë se nga një etapë hynë në etapë tjetër, nga një grup të çështjeve hynë në tjetër grup, por ekziston mundësia edhe tju kthejnë prapa, ky është principi i iverzibilitetit. Dmth përfundon kapitullin 24, por për një vitë do të përfshihet edhe mos sundimi i së drejtës dhe të kthejnë prapa. Dhe kjo është çështja e iverzibilitetit. Nga ana tjetër hapet mundësia për qasje te fondet të cilat që deri tani nuk kanë qenë të hapura për shtetet kandidate dhe gjithashtu Franca dëshiron ta përforcon procesin e ndihmës së shteteve si Maqedonia e Veriut dhe Shqipërisë, përgatitjet e tyre për reforma sociale, reforma të sigurisë, reforma politike, sundimin e së drejtës etj. Deri më tani Macron është sjellë si liderë i Francës, dhe jo su lider evropian. Maqedonisë së Veriut i është bërë padrejtësi”, ka deklaruar për Zhurnal, Nano Ruzhin.

Komisioni Evropian deri më tani nuk ka komentuar propozimet franceze, sepse ato nuk janë të autorizuara, tha një zëdhënës i institucionit disa ditë më parë./

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...