Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

“Non-pejpëri i Janshës ekziston por nuk prekë Maqedonisë siç u raportua”

Shkup, 15 prill – Zhurnal – Non-pejpëri i  kryeministrit slloven Janez Jansha për rikonfigurimin e kufijve të Ballkanit, në mediat në Maqedoni të Veriut është nxjerrë nga konteksti, diçka është keqkuptuar dhe diçka është përkthyrer keq , thotë për Zhurnal.mk, analisti politik Todor Pendarov, njohës i mirë i  zhvillimeve në Slloveni, ku dhe ka jetuar dhe vepruar për rreth 25 vite.

Informacionet që ka nga qarqe të mirëinformuara në Lubjanë, flasin se dokumenti është përpiluar në muajin shkurt, por ajo që thekson Pendarov, është se autor i dokumentit nuk është Jansha as Sllovenia, por se përpilimi i dokumentit është bërë në Hungari, ndërsa roli I Slloveninë më shumë ka qenë i një postieri, që e ka dërguar në Bruksel dhe në disa shtete tjera.

Tekstin  ashtu siç është përpiluar, aktualisht e mbështesin Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Greqia Bullgaria dhe Qipro, shprehet Pendarov dhe shton se te ne është keqkuptuar, pasi janë dy çështje që veçohen, bashkimi i  Kosovës me Shqipërinë, me krahinë autonome për serbët në Veri, dhe desulimi i Bosnjës, që pjesa serbe dhe ajo kroate tu bashkohen Serbisë dhe Kroacisë.

“Dokumenti nuk parasheh ndarjen e Maqedonisë  as bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovë, e kam lexuar dokumentin dhe kjo nuk është e përfshirë. Këtë e publikoi një portal në gjuhën shqipe në Maqedoni,  por si e tillë nuk qëndron, përkundrazi, theksohet kundërshtimi për një shkëputje të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe një pjese të Serbisë”, thekson Pendarov.

Non-pejpëri për rikonfigurimin e Ballkanit nuk mban nënshkrimin e BE-së ose të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sqaron analisti politik Pendarov, por nënvizon se fare në fund qëndron se, miratimi i propozimit të paraqitur në letër, do të bëhët pasi të japin pëlqimin SHBA-të, BE-ja dhe shtete me ndikimin më të madh në rajon.

“Teksti nuk ka një nënshkrim, por thotë se nëse SHBA-të, BE-ja dhe vendet vendimmarrëse pajtohen me planin dhe për hapat lidhur me zbatimin e tij, atëherë Bashkimi Evropian do të fillojë nismën për formalizimin e tij”, shprehet Pendarov.

Më herët presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se gjatë takimeve me homologun e tij slloven Borut Pahor asnjëherë nuk ka biseduar lidhur me ndryshimet e kufijve në Ballkan.

Në asnjë nga takimet e Pendarovskit me homologun e tij slloven Pahor që u realizuan në periudhën e kaluar nuk është biseduar mbi temën e ndryshimit të kufijve në Ballkan, është përgjigja e kabinetit të presidentit Pendarovski.

“Rivendosja e kufijve në Ballkan nuk do të kontribuojë në stabilizimin e rajonit. Presidenti Pendarovski është i bindur se ide të tilla për rivizatimin e kufijve të Ballkanit nuk do të marrin mbështetje nga Bashkimi Evropian.Rruga e vetme që çon në një jetë dhe mirëqenie më të mirë të qytetarëve dhe shtetit është përmes përmbushjes së reformave të nevojshme, thelbësore për anëtarësimin tonë në familjen evropiane”, thotë zyra e presidenciale.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...