Normalizohet komunikacioni në rrugën Gradsko – Prilep

nga D V

Shkup, 18 qershor –  Komunikacioni në rrugën Gradsko – Prilep, i cili është në ndërprerje për shkak të një aksidenti komunikacioni, është normalizuar që nga mbrëmë në orën 23:45, njofton LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.  Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 1 prill është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More