Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Normat e interesit edhe të kredive edhe të depoziteve më të ulëta në shkurt

Shkup, 2 prill – Zhurnal.mk – Norma mesatare e interesit e kredive në shkurt shënon rënie minimale prej 0,01 pikë procentuale dhe paraqet 4,61 për qind, përderisa në bazë vjetore është pakësuar për 0,03 për qind, tregojnë të dhënat e Bankës popullore.

Të dhënat tregojnë se ulje ka edhe tek norma mesatare e interesit të depoziteve dhe atë në nivel mujor prej 0,01 pikë procentuale dhe paraqet 0,92 për qind, përderisa në nivel vjetor më e ulët për 0,27 pikë procentuale.

Norma mesatare e interesit tek kreditë e sapomiratuara është 4,25 për qind me rënie të shënuar prej 0,27 pikë procentuale në bazë mujore dhe në bazë vjetore është ulur për 0,08 pikë procentuale. Tek depozitet e sapopranuara norma e interesit është 0,71 për qind dhe është më e lartë për 0,09 pikë procentuale në nivel mujor, por në bazë vjetore shënon rënie prej 0,27 pikë procentuale.

Tek sektori koorporativ norma mesatare e interesit në shkurt ishte 3,70 për qind, norma e interesit tek kreditë e sapomiratuara është 3,76 për qind dhe shënon rritje mujore prej 0,16 pikë procentuale.

Depozitet e sektorit koorporativ kishin normë interesi prej 1,20 për qind me rënie mujore prej 0,02 pikë procentuale.

Në sektorin amvisëri, norma e interesit e kredive është 5,43 për qind me rënie të shënueshme në nivel mujor për 0,02 pikë procentuale, përderisa tek depozitet në shkurt është 0,88 për qind dhe ulje minimale për 0,01 pikë procentuale

Postime të ngjashme

Analizë/ Çfarë efekte do të shkaktojë rritja e TVSH-së së energjisë elektrike?

Zekirija Haxhiu

Infermirët: Vendim pozitiv për arsimin e lartë, por prioriteti ynë janë ata me shkollë të mesme

Bekim Laçi

EVN Maqedoni është prijëse e “Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”

Zekirija Haxhiu

Masterklas i dytë rajonal për gra nga e-tregtia e Ballkanit

Zekirija Haxhiu

Qeveria miratoi vendimin për “taksën ekologjike”, derivatet do të shtrenjtohen me 3,5 denarë

Dafina Vidishiqi

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...