Agjencia Zhurnal.mk

Norvegjezi i ‘Slackline’ rrezikon jetën në vargmalet e Kjerag (Video)

Norvegjezi Espen Hatleskog, rrezikoi seriozisht jetën teksa në vargmalet e Kjerag, në Norvegji, performonte mbi një kordë poliestre dhe najloni, e gjatë 1 km, që binte thikë mbi lumë.

Videoja e regjistruar nga një dron, dokumenton tensionin dhe spektaklin e momenteve dramatike.

Espen Hatleskog është një pilot i trajnuar dhe i droguar me adrenalinë.

Ai e kalon ditën në shpatet e thepisur të Norvegjisë duke punuar si operator mjedisor dhe dronëpilot i pavarur, përcjell Shqiptarja.

Disiplina sportive me emrin slackline, përveç vendit të origjinës SHBA, praktikohet dhe në vende të ndryshme evropiane, veçanërisht në Francë, Itali dhe Gjermani, por natyra e mrekullueshme e Norvegjisë e sidomos vargmalet e Kjerag, janë destinacione mjaftë popullore për eskursionistët dhe të apasionuarit me aventurat.

https://youtu.be/58JzuFmPk4o

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...