Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Norvegji: Gjendet i vdekur një djathist anti-islamik

Një anëtar i grupit të skajshëm djathtist SION, është gjetur I vdekur në shtëpinë e tij në qytetin norvegjez Kristianshtad – transmeton agjencia e lajmeve Anadolia, duke u thirrur në televizionin norvegejz NRK.

Policia e Kristianshtadit ka publikuar se Dan Eivind Lid (48) ka patur lëndime nëpër trup dhe se policia ka ngritur hetime për shkak të dyshimit për vrasje.

Eivind Lin në Gusht kishte marrë pjesë në ndezjen e Kuranit, në qytetin Bergen, dhe njihet si përkrahës I udhëheqësit të SION-it Lars Thorsen.

Anëtarët e SION-it ([Stop Islamisation of Norëay) kërkojnë ndalimin e islamit në Norvegji, duke thënë se ekzemplarët e Kuranit duhet të digjen.

Islami është religjioni I dytë në Norvegji, vend që numëron 5.4 milion banorë. Në vitin 2017 ishin regjistruar rreth 200.000 muslimanë, prej të cilëve 148.000 pjesëtarë të bashkësive të organizuzar fetare. Shumica e muslimanëve në Norvegji ka origjinë nga Pakistani, Iraku, Somalija, Bosnja, Irani dhe Turqia…/KlanMacedonia

Postime të ngjashme

Investigimi/ Dosjet sekrete zbulojnë se si miliarderët amerikanë shmangin taksën mbi të ardhurat

Bekim Laçi

Stoltenberg: Rritja e Kinës sfida që duhet t’i përgjigjemi së bashku

Bekim Laçi

Netanyahu dorëzon pushtetin pa ceremoni

Bekim Laçi

Çfarë duhet të presim nga takimi Biden-Putin?

Bekim Laçi

Kina do ta kthejë provincën Zhejiang në Zonë Pilot për Begati të Përbashkët

Bekim Laçi

Britania mund të shtyjë heqjen e masave kundër koronavirusit

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...