Norvegjia i thotë lamtumirë veturave me naftë dhe benzinë, nga 2022 do të blejnë vetëm ato elektrike

Nga fillimi i këtij viti, 19 nga 25 modelet më të reja në Norvegji ishin vetura elektrike.

 

Qëllimi i Norvegjisë është të ndalet shitja e veturave të reja me benzinë dhe naftë deri më 2025. Ndoshta duket e pabesueshme, por gjërat në terren janë ndryshe, transmeton Telegrafi.

Revista norvegjeze Motor raporton se nga viti i ardhshëm shitja e veturave me naftë dhe benzinë në këtë shtet do të mund të ishte aq e ulët, kjo për shkak të veturave të reja elektrike që kanë pothuajse 100 për qind të tregut.

Në tetë muajt e parë të këtij viti, veturat me naftë dhe benzinë përbëjnë më pak se 10 për qind nga 110.864 të reja të regjistruara.

E nëse ky trend vazhdon sikurse në pesë vitet e fundit, këto mjete me djegie të brendshme në shtatë muajt e ardhshëm do të mund të bie në zero.

Nga fillimi i këtij viti, 19 prej 25 veturave të reja më të shitura në Norvegji ishin ato elektrike. Në krye të listës gjendet Tesla Model 3 më 7.048 vetura të reja të regjistruara në këtë shtet. 

Related posts

Mijëra vetura të reja “rreziten” në Kanada, për gjithçka është fajtor stuhia – tani askush nuk e di çfarë do të ndodhë me to

D V

Rimac mbetet ‘më i shpejti’, Musk edhe një herë shtyn prodhimin e Roadster

D V

Arrijnë fshesat laserike dhe elektromagnetike të xhamave?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More