Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Norvegjia shënon 10-vjetorin e sulmeve që lanë dhjetëra të vrarë

Taxhikistani ka thënë se i ka vënë të gjitha forcat e armatosura në gjendje të lartë gatishmërie për luftime dhe ka zhvendosur mijëra trupa në kufi me Afganistanin për pas avancimit të talibanëve në zonën kufitare të Afganistanit.

Me urdhrin e Presidentit Emomali Rahmon, shteti i Azisë Qendrore ka mobilizuar 100.000 ushtarë aktivë, 130.000 ushtarë e oficerë rezervistë si dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për ushtrimin e së enjtes. Ky është ushtrimi më i madh në historinë 30-vjeçare të Taxhikistanit të pavarur.

Përpos kontrollimit të gjendjes së gatishmërisë, 20.000 rezervistë janë dërguar në kufirin Taxhikistan – Afganistan për të shërbyer si përforcim për rojat kufitare, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Javët e fundit, talibanët kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Afganistanit, përfshirë disa pikëkalime kufitare, duke detyruar shumë oficerë afganë që të ikin nga vendi. Këto zhvillime kanë ardhur pas tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani.

Autoritetet e Taxhikistanit thonë se mbi 900 kilometra të kufirit të Afganistanit me Taxhikistanin janë tash për tash nën kontrollin e talibanëve.

Edhe forcat ruse, të cilat kanë një bazë ushtarake në Taxhikistan, planifikojnë të zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake me Taxhikistanin dhe Uzbekistanin në datat 5 deri më 10 gusht.Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, bëri thirrje të enjten që vendi të ngrihet kundër urrejtjes që vrau 77 vetë më 22 korrik të vitit 2011.

Norvegjia shënon sot 10-vjetorin e sulmeve të kryera nga ekstremisti i djathtë, Anders Behring Breivik.

“Ne nuk duhet të lejojmë që urrejtja të rritet pa u sfiduar”, tha Solberg.

“Dhemb kur mendojmë për atë ditë të errët të korrikut, dhjetë vjet më parë. Sot, vajtojmë së bashku. Sot, kujtojmë 77 personat që nuk u kthyen kurrë në shtëpi”.

“Terrori i 22 korrikut ishte sulm ndaj demokracisë sonë”, tha Solberg në një ceremoni përkujtimore.

Breivik, dhjetë vjet më parë, shpërtheu një makinë bombë jashtë zyrës së kryeministrit në Oslo, duke vrarë tetë persona, përpara se të shkonte në ishullin Utoja dhe të qëllonte për vdekje 69 vetë të tjerë.

Breivik, 42 vjeç, po vuan një dënim prej 21 vjetësh burgim, i cili mund të zgjatet për kohë të pacaktuar, nëse vlerësohet se ai është kërcënim i vazhdueshëm për shoqërinë./rel

Postime të ngjashme

Kina reagon për akuzat e ShBA-së  mbi gjurmimin e virusit

Z H

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

D V

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

D V

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Z H

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...