Notarja, Hana Beiqi dështon të kualifikohet në gjysmëfinale

nga Xh M

Notarja, Hana Beiqi ka dështuar të kualifikohet në gjysmëfinale të garës së notit 50 metra stil i lirë të shtunën në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku është renditur në vendin e 43-të.

Notarja kosovare doli e fundit në baterinë e saj, me kohën 27.34 sekonda, pamjaftueshëm për ta siguruar një vendin në mesin e 16 më të mirëve.

15-vjeçarja nuk arriti as kohën e vet më të mirë në këtë disiplinë, 26.74 sekonda, qe e kishte arritur në Kampionatin Evropian të Notit më 2023.

Ky ishte debutimi i Beiqit në Lojëra Olimpike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More