Agjencia Zhurnal.mk

NP Higjena komunale – Shkup, kryen larjen dhe dezinfektimin e qendrës klinike ‘Nëna Terezë’

Shkup, 15 mars – Gjatë ditës së sotme, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup filluan aksion për larjen dhe dezinfektimin e rrugëve në brendësinë e Qendrës Klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

Në zbatim të aksionit janë angazhuar tridhjetë punëtorë të cilët me ndihmën e dy autocisternave dhe një automjeti special komunal të sendërtuar me rezervuar ku ka preparat të posaçëm për dezinfektim, bëjnë larje manuale dhe dezinfektim të hapësirës në tërësi. Njëherësh, me këtë aksion bëhet larje dhe dezinfetim i të githa enëve për hedhjen e mbetjes kommunale, të vendosura në kompleksin e Klinikës.

“Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale –Shkup aksionin e sotëm e zbatojnë në suaza të ngjarjeve të fundit lidhur me përhapjen e virusit Kovid-19, me qëllim higjiena dhe pastërtia e hapësirës në Qendrën Klinike “Nëna Terëzë” të ngrihet në nivelin më të lartë të mundshëm, me çka dukshëm do të kontribuojë  në parandalim të përhapjës së sëmundjeve ngjitëse”. – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...