Agjencia Zhurnal.mk

NP Higjiena Komunale filloi aksion për pastrimin e deponive të egra të lokalizuara në qytetin e Shkupit

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Gjatë ditës së sotme tërësisht janë pastruar deponitë e egra në komunën Aerodrom (Rr. Lisec, vendbanimi Lisiçe), komunën Çair (bul. Brigada Maqedono-Kosovare), komunën Butel (përgjatë bul. H.T.Karposh) dhe komunën Shutkë (rruga për në Vizbeg), përcjell Zhurnal.mk.

Në kuadër të aktiviteteve janë larguar gjithsej 1000m³ mbetje komunale, të vëllimshme dhe nga ndërtimtaria, të hedhur në mënyrë të parregullt.

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani dhe kryetarët e komunave Aerodrom, Çair dhe Butel – Zllatko Marin, Visar Ganiu dhe Velimir Smilevski i ndoqën aktivitetet e largimit të deponive të egra dhe u bënë thirrje qytetarëve që mbetjen ta hedhin në mënyrë të drejtë dhe me ndërgjegje.

NP Higjiena Komunale-Shkup do të vazhdojë me pastrimin e deponive të egra edhe në komunat tjetra të qytetit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...