Agjencia Zhurnal.mk

NP “Higjiena Komunale” i pastroi tempujt fetarë

Shkup, 8 maj – NP “Higjiena Komunale” informon se janë realizuar disa aktivitete për mirëmbajtjen e  higjienës në tempujt fetarë në territorin e qytetit të Shkupit.

“Ekipet e ndërmarrjes para fillimit të muajit të Ramazanit, kryen larje manuale me autocisterna në njëzet objekte më të mëdha fetare islame, mes të cilave edhe në xhamitë Murat Pasha dhe Mustafa Pasha në Çarshinë e Vjetër, Jahja Pasha në Çair, si dhe në xhaminë Husein Shah në Saraj”, kumtoi NP “Higjiena Komunale”.

Për festat e Pashkëve, larje manuale u kryen edhe në tempujt më të mëdhenj ortodoksë , si në katedralen “Shën Klimenti i Ohrit”, kishat “Shën Maria”, “Shën Dimitria”, “Shën Ilija”, “Shën Arhangel Mihail”, etj.

Gjatë vizitës Apostolike të Papa Françeskut, si edhe pas largimit të tij, ekipet e NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup realizuan aktivitete të përforcuara për mirëmbajtën e higjienës edhe në katedralen katolike në Shkup.

“Para festave të Pashkëve i pastruam kishat ortodokse, ndërsa para fillimit të muajit të Ramazanit zbatuam aktivitete për larjen e xhamive më të mëdha. Gjatë kohës së vizitës së Papës, u morën masa të veçanta për mirëmbajtjen e higjienës në katedralen katolike. Gjithë qytetarët për ne, pa dallim besimit të tyre fetar, meritojnë objekte fetare të pastra dhe të mirëmbajtura.” – thotë në deklaratën me shkrim  drejtori i NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...