NP Higjiena Komunale – Shkup ka pastruar një deponi të madhe të jashtëligjshme në lagjen Seravë

nga D V

Shkup, 24 janar – Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë mbrëmjes së djeshme larguan deponinë e madhe të egër të vendosur në komunën Çair të Shkupit.

Intervenimi është bërë në vendbanimin Serovë, ku janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 35 metra kub mbetje komunale të përziera, të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në sipërfaqe publike. Gjatë vitit të kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup është përballur me paraqitje të shpeshtë të të ashtuquajturave “pika të zeza” – lokacione ku vazhdimisht hidhet mbetje në sipërfaqet publike dhe të trafikut. Për këto arsye, Ndërmarrja zbatoi edhe kujdestari patrulluese intervenuese të Eko-Patrullës e cila në periudhën janar-dhjetor të vitit 2024 përgatiti dhe shpërndau 334 procesverbale edukative dhe informative për qytetarët dhe subjektet juridike që u kapën gjatë hedhjes së mbetjes në
mënyrë të paligjshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More