Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

NP Higjiena Komunale-Shkup u furnizua me dhjetë makina të reja për fshirjen e sipërfaqeve publike dhe të trafikut

Shkup, 10, Zhurnal.mk – NP Higjiena Komunale-Shkup sot promovoi dhjetë makinat speciale të dedikuara për fshirjen e hapësirave publike dhe të trafikut, të cilat do të përdoren për mirëmbajtjen higjienës publike në të gjitha komunat e Shkupit.

Bëhet fjalë për makina me sistem thithës të përbërë me ventilator vakumi  me kontroll të numrit të rrotullimeve nga kabina dhe me mundësi për aktivizim hidraulik të zbrazjes, janë të pajisura me rezervuar uji me vëllim prej 200 litrash dhe me përgatitje hidraulike për lidhjen e pajisjeve të dimrit, si dhe kamerë me monitor në kabinë për dukshmëri më të mirë në pjesën e pasme të makinës. Këto makina speciale arrijnë shpejtësi maksimale të punës prej 12 km. në orë dhe janë të projektuara, të ndërtuara dhe të prodhuara në përputhje me standardet botërore për siguri dhe për mbrojtjen e shëndetit.

“NP Higjiena Komunale-Shkup mirëmban higjienën e gjashtë milion metrave katrorë të hapësirave publike dhe të trafikut në qytetin e Shkupit, me larje të përditshme makinerike dhe manuale.

Prioriteti ynë kryesor për vitin 2021 është mbrojtja e shëndetit publik, andaj veprimin tonë e përqendruam në uljen e rrezikut të përhapjes së virusit Kovid-19, duke mirëmbajtur higjienën publike në qytetin e Shkupit në nivelin më të lartë të mundshëm.

Në këtë drejtim, sot ju paraqesim dhjetë makinat speciale që janë furnizuar për fshirjen e hapësirave publike dhe të trafikut në qytetin e Shkupit. Këto makina janë pjesë e përtëritjes së madhe të planifikuar të flotës së automjeteve dhe pajisjeve mekanike të Ndërmarrjes sonë.

Së shpejti do të furnizohemi edhe  me 37 automjete të reja speciale komunale – autocisterna, vetëngarkues, kiperë dhe automjete të dedikuara për mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale, të cilat presim të kontribuojnë në masë të madhe në efikasitetin dhe cilësinë e aktiviteteve të NP Higjiena Komunale-Shkup, ndërsa ekipet tona në koordinim me Qytetin e Shkupit edhe gjatë këtij viti do të vazhdojnë të realizojnë me sukses aksione të shumta, për të mbajtur mjedisin  jetësor më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të bukur “.- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Postime të ngjashme

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

Filipçe: Nuk ka persona të lënduar nga zjarri në Koçan

Z H

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...