Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

NP Higjiena Komunale vendosi tetë pika të reja pune në katër komuna të Shkupit

Shkup, 9 qershor – Zhurnal.mk – NP Higjiena Komunale vendosi tetë pika të reja pune në katër komuna të Shkupit

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot vizituan pikën e re të punës së Ndërmarrjes në afërsi të Kalasë së Shkupit.

“Një ndër përkushtimet tona më të mëdha është sigurimi i kushteve të përshtatshme për të punësuari e NP Higjiena Komunale-Shkup, të cilët mbajnë barrën kryesore në kryerjen e veprimtarisë së Ndërmarrjes, dhe njëkohësisht çdo ditë në terren përballem me kushtet më të pa favorshme klimatike.

Në këtë drejtim, tetë pika të vjetruara të punës në katër komuna të qytetit, në Aerodrom, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare i ndërruam më objekte të reja të montuara, të cilat plotësojnë të gjitha standardet për kryerje cilësore të detyrave të punës së punëtorëve që mirëmbajnë higjienën e sipërfaqeve publike në qytetin e Shkupit”- veçoi Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP VENDOSI TETË PIKA TË REJA PUNE NË KATËR KOMUNA TË SHKUPIT Drejtori i NP Higjiena…

Posted by NP Higjiena Komunale Shkup ЈП Комунална хигиена Скопје on Wednesday, June 9, 2021

Postime të ngjashme

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

D V

Ambasadorja amerikane Bërnz e vizitoi Entin hidrobiologjik në Ohër

D V

Harta e zjarreve aktive dhe të lokalizuara në mbarë vendin

D V

Nuk ka rrezik nga lindani, zjarri në “OHIS” është lokalizuar

D V

Lokalizohet zjarri pyjor në Leshan në Komunën e Debërcës

D V

Tetë zjarre të reja në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...