Kumanovë, 18 gusht – Si zakonisht edhe gjatë kësaj vere respektivisht gjatë muajve Korrik dhe Gusht, të punësuarit e NP “Pastrim dhe Gjelbërim” në Kumanovë ishin të stërngarkuar me aktivitete të përditëshme rrethë kujdesit për pastrimin e qytetit dhe pjesëve periferike të komunës. Ekipet e NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, edhe gjatë kësaj vere kanë punuar 24/7 kjo nga fakti se kishim numër rekord të mërgatës sonë në vendlindje. Për këtë arsye ekipet e kësaj ndërmarrje nga 7-8 herë në ditë kanë grumbulluar dhe transportatuar hedhurinat nga pjesa qëndrore e qytetit.
“Gjatë kësaj periudhe të kulmit të sezionit verorë ndërmarrja jonë edhe përkundër shumë vështirësive arriti me sukses ti kryej aktivitetet e veta pë pastërtinë e qytetit. Për shkak të numrit të madh të mërgatës nga shtetet europiane kishim punë të shumëfishuar, pasiqë hudheshin sasi shumë më të mëdha të hedhurinave. Sa për ilustrim të përmendi faktin se jasht sezonit intervenonim 2 deri 4 herë, tash gjatë sezonit duheshte mbeturinat në pjesën qëndrore ti grumbullonim deri madje edhe 8 herë në ditë. Por jo vetëm në pjesën qëndrore për çdo ditë me mjaftë sukses jemi kujdesur në tërë komunën madhe edhe në rajone më problematike me rrugë e rrugica të ngushta.”, u shpreh drejtori i NP “Pastrim dhe Gjelbërim” – Kumanovë, Nenad Stojanovski.
Nenad Stojanovski gjithashtu theksoi se gjatë kësaj periudhe kishte probleme e vështirësi në shfrytëzimin e mekanizmit të tërësishëm, për arsye se disa nga automjetet e specializuara për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave kishin pësuar defekte dhe të njejtat gradualisht po menjanohen.