Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

NP “Rrugët e Maqedonisë” do ta rrënojë objektin pa leje para QT “Mavrovasja”

Shkup, 1 shtator, zhurnal.mk – Vendimi i parë i Qeverisë së re të kryeministrit Zaev është rrënimi i objektit pa leje para qendrës Tregtare “Mavrovasja”. Objektin duhet ta prishë Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Magjistraleve dhe Rrugëve Rajonale “Rrugët e Maqedonisë”. Kjo ndërmarrje dhe komuna e Çairit së pari do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për prishjen e objektit, dhe pastaj pa paguar komuna e Çairit, ata do të duhet ta prishin ndërtesën me mekanizmin e tyre. Objekti i ndërtuar në mënyrë të paligjshme mbiu në vendin e ish-kafenesë Fontana, e cila u dogj në muajin maj në mes të orës policore.

“Besoj se aktivitetet do të fillojnë shumë shpejt në terren për t’u marrë me këtë veprim të paligjshëm që po na ndodh para syve të të gjithë publikut”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Postime të ngjashme

Shallenberg: Shkupi dhe Sofja të zgjidhin kontestin dypalësh, Austria e gatshme të ndërmjetësojë

B L

Interpelancat në Kuvend, “ping – pong” i qeverisë me opozitën

R Zh

Vazhdon mbledhja e Komisionit për çështje historike, debati mbi figurën e Goce Dellçevit

B L

Gjendja me Kovid-19 po qetësohet, kërkohet vigjilencë në periudhën që vijon

B L

Rrugët në disa vende të lagështa, intensiteti i komunikacionit mesatar

B L

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...