Agjencia Zhurnal.mk

NP “Rrugët e Maqedonisë” vazhdon me pastrimin e rrugëve nga bora

Shkup, 1 prill – Dita e parë e muajit prill ka përfshirë thuajse gjithë territorin e vendit nga reshje të dendura të borës, por kjo nuk ka ndaluar NP “Rrugët e Maqedonisë” që të gjendet 24 orë në terren.

Reshje të borës janë regjistruar më së shumti në Tetovë dhe rajonin më të gjerë të Pollogut, por edhe në zona tjera të vendit.

Drejtori i kësaj Ndërmarrje, Memeti ka thënë se po punohet vazhdimisht që rrugët të jenë të kalueshme, ndërsa dëshmi për këtë janë edhe regjistrimet nga terreni ku aktivitetet vazhdojnë edhe gjatë natës.

“I kemi angazhuar të gjitha makineritë e rënda si kamionë në pikat malore Strazhë, Pletvar, Qafë Thanë, Kodër të Diellit kudo ku ka nevojë që rrugët magjistrale dhe rajonale të jenë të kalueshme. Ekipet tona janë në dispozicion 24 orë duke pastruar borën. Ndërmarrja jonë është e gatshme me makineritë që disponon edhe pse të vjetra për t’ia dalë kësaj situate të ndërlikuar”, ka thënë Memeti,

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!