Showbiz

NRG Band fshin komentet e modeles Saranda Ademi, ja reagimi i saj!

Zhurnal Ads

Ajo është një personazh i njohur një ish modele mjaft e guximshme por që jetën e saj tash e ka krijuar në Zvicër ku jeton e lumtur me njeriun e saj të zemrës dhe vajzën. Po flasin për Saranda Ademi e megjithëse duket se ka kohë personalisht e ka lënë modelizmin, ajo vazhdon të ndjekë nga afër falë internetit dhe artistët e ku ajo duket se ka reaguar e nxehur pak për shka se komenti drejtuar NRG Band dhe këngës së tyre të re “Lem me dasht” është fshirë. Saranda u bën pyetje direkte në koment nëse grupi ka marrë autorizim për muzikën pasi kjo këngë është origjinale me këngën e artistit të njohur algjerian Khaled. Ka qenë kjo pyetje dhe koment ku ka pasur replika edhe nga të tjerë ndërsa vetë ajo ua ka dëshmuar se kjo këngë ka qenë hit i viteve 90-të, dhe më pas grupi muzikor ka fshirë të gjitha komemtet e Sarandës. Vetë Saranda i ka shkruar solistit të grupit se disa këngëtarë po e marrin popullin si “budall” ashtu siç po bëjnë edhe disa politikanë e ku në profilin e saj në FB vajza e njohur e show-bizit shkruan : “Eshtë e rrugës që Ministria e Kulturës të reagoj pasi arti, kultura dhe tradita jonë janë duke u zhdukur”. E pyeur nga ne në lidhje me këtë reagim Saranda është përgjigjur kështu: “Duke e pasur parasysh që në këtë këngë kënduar nga algjerjani Chab.Khaled e që bëhet fjalë për shenjtorin Sufi të Shekullit 12 Shaikh Abd al-Qadir al-Jilani (1077-1165 Pas Krishtit), themeluesi pas vdekjes së Rendit Sufi Qadiriyya. Eshtë njejtë sikur një këngetar i huaj merr muzikën tonë ku teksti mund të jetë kushtuar Adem Jasharit, e këngëtari X bën tekste komercial, është më shumë se ofenduese”.

Postime të ngjashme

Albumi i ri i Ava Max promovohet edhe në autobusët e Hong Kongut

admin

Dua Lipa me lot gëzimi pasi kuptoi se kryeson në nominimet e “Grammy Awards 2021”

S.B.

Kylie Jenner shfaqet joshëse në setin e ri fotografik

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...