Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Nuhiu: Do t’i identifikojmë gjyqtarët dhe prokurorët me paragjykime etnike, Aziri: BDI nuk pastron gjyqësorin, përkundrazi e politizon dhe partizon atë

Shkup, 24 dhjetor, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu në emisionin e sontëm “Rruga drejt…” në temën mbi reformat në gjyqësor u shpreh se është në përgatitje e sipër metodologjia për pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë e cila do të prezantohet më 28 dhjetor të këtij viti.

Sipas tij në vazhdimësi po punohet për pastrimin e gjyqësorit dhe identifikimin e të gjithë atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë punuar në mënyrë joprofesinale, madje edhe që kanë pasur edhe paragjykime në baza etnike.

“Këto ditë Këshilli Gjyqësor Republikan ka miratuar metodologjinë për vlerësim e kualitetit të udhëheqjes së procedurave gjyqësore, presim që ta miratoj edhe Këshilli Republikan i Prokurorëve dhe Komisioni për Parandalimin të korrupsionit. Me 28 dhjetor ne do të bëjmë prezantimin e metodologjisë për pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, sepse me këtë ne insistojmë që piramidat e ndërtuara nëpër periudha të ndryshme të zhvillimit shtetëror të Maqedonisë ti eliminojmë, duke i eliminuar, duke i identifikuar prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë sjellë në mënyrë joprofesionale, që kanë pasur paragjykime edhe mbi baza etnike, e që aktgjykimet tyre që janë sjellë në atë formë të mund të dalin edhe jashtë qarkullimit juridik, që një ditë e më parë të kemi drejtësi për të gjithë”, deklaroi Agim Nuhiu, zv. ministër i drejtësisë.

Aziri: BDI nuk pastron gjyqësorin, përkundrazi e politizon dhe partizon atë

Emërimi i ish avokatit të popullit në Këshillin e Prokurorëve është element i mjaftueshëm për të konfirmuar se BDI-ja nuk punon ashtu siç deklarohet për pastrimin e gjyqësorit, por përkundrazi në partizimin e tij. Kështu deklaroi në emisionin e sontëm “Rruga drejt…”, ElmiAziri, deputet nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Siaps Azirit edhe në raportin e Komisonit Evropian janë të theksuara ndikimet partiake mbi gjyqësorin në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai madje shprehet i prerë se pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut, nuk mund të kthehet besimi tek gjyqësori.

“Shembull më i mirë i partizimit dhe politizimit të gjyqësorit se emërimi i ish avokatit të popullit në Këshillin e Prokurorëve nuk ka. Është shembulli më i mirë i partizimit të gjyqësorit. Ne si rezultat i një gjyqësori të këtillë siç e kemi, në kohën e qeverisjes së BDI-së na ndodhi rasti i Sopotit, rast i montuar politik, ne na ndodhi rasti “Monstra”, rast i montuar politik, dhe shumë e shumë raste të tjera, për të cilat opinioni ka njohuri…Aleanca për Shqiptarët mendon dhe vlerëson se struktuart dhe garnituart politike të cilat e kanë diskreditu deri në skajshmëri sistemin gjyqësor në RMV ato nuk janë të denjë për ta krye pastrimin, vetingun, filtrimin sido që ta quani. Andaj ne kemi propozua që të kemi një rol më aktiv të përfaqësuesve ndërkombëtare dhe të fillohet që nga rishikimi i rasteve të montuara politike, duke iu nënshtrua një vetingu real, nga profesionalizmi, pasuria dhe vendimet gjyqësore. Vetëm me raol më aktiv të ndërkombëtarëve mund të rritet besimi ndaj këtij gjyqësorit”, tha Elmi Aziri, deputet i ASH-së.

Madje deputeti Elmi Aziri theksoi se përmes amendamenteve të ASH-AAA do të bëhet përpjekje që një numri të konsiderueshëm të qytetarëve t’ju mundësohet që të pajisen me shtetësi. Sepse siç u shpreh ai, atyre u është mohuar e drejta për realizimin e të drejtave elementare për jetë.

“Shtetësia paraqet një të drejtë, një relacion në mes të qytetarit dhe shtetit. Qytetari pa shtetësi me automatizëm është i privuar nga realizimi i të drejtave civile, i të drejtës për punësim, i të drejtës për sigurim shëndetësor dhe i të drejtës për realizimin e të gjitha nevojave jetësore. Faktikisht i është mohuar e drejta jetës. Ne duke pas parasysh nevojën dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të cilët kanë mungesë të dokumentacionit përkatës, ne edhe gjatë fushatës e kemi pasur një ndër premtimet kryesore se aleanca për shqiptarët dhe koalicioni do të angazhohet për zgjidhjen e kësaj problematike…Një segment shumë i rëndësishëm është në propozimin tonë është eliminimi i të drejtës të shërbimeve sekrete në vend që me një deklaratë, me një përkufizim se personi në fjalë është i rrezikshëm për shtetin ti mohohet e drejta për marrjen e shtetësisë”, deklaroi Elmi Aziri, deputet i ASH-së.

Ndërkohë, zëvendësministri i drejtësisë nga radhët e BDI-së Agim Nuhiu deklaroi se ai dhe subjekti i tij do të mbështesin çdo nismë që vjen nga opozita por edhe nga sektori joqeveritarë e që është në interes të qytetarëve. Megjithatë sa u përket propozim ndryshimeve të ligjit për shtetësi të propozuar nga opozita shqiptare,

Nuhiu përkujton se ky ligj ka pësuar ndryshime edhe në të kaluarën dhe atë sipas tij fal angazhimit të BDI-së. Ai me këtë rast përmendi se 13312 shqiptar janë pajis me shtetësi, fal angazhimit të BDI0-së dhe ministrave të saj në dikasterin e drejtësisë.

“Ne do të mbështesim çdo iniciativë jo vetëm që vjen nga opozita shqiptare, por edhe në rast se vjen nga shoqëria civile apo grupet e interesit, në rast se kemi të bëjmë me plotësimin e interesave të qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të tjerëve në vendin tonë. Dhe këtu nuk kemi dilema, pavarësisht se sa është numri i qytetarëve të cilët nuk kanë shtetësinë e vendit, qoftë edhe një shqiptarë të jetë i privuar nga e drejta për ta fituar shtetësinë, BDI-ja jo që i mbështet, por do të jetë partnerë krah për krah deri në realizim e së njëjtës. Megjithatë, dua të saktësoj për opinionin se ndryshimet që i prezantoj zoti Haziri në lidhje me mospasjen e bazës ligjore juridike për fitim e shtetësisë në bazë të parimit të suksedimit shtetëror nga Republikat ish Jugosllave, duhet të saktësoj se ky propozim ligj nuk është risi, ligji për shtetësi ka pësuar ndryshim edhe më herët. Dhe janë paraparë lehtësime që shqiptarët janë gjendur në territorin e Maqedonisë dhe që kanë pasur shtetësi të ish republikave jugosllave, edhe janë pajisur me shtetësi, janë 13312 shqiptarë që janë pajisur me shtetësi falë kornizës ligjore që ka ndryshuar BDI-ja”, tha Agim Nuhiu.

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...