Agjencia Zhurnal.mk

Nuhiu – Otvej: Mbështetje në pjesën e zbatimit të suksesshëm të sundimit të së drejtës

Shkup, 13 gusht – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu sot u takua me zëvendësshefin e misionit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore Dominik Otvej.

Në takim, bëri të ditur MPB-ja, është biseduar për bashkëpunimin në më shumë fusha me interes të përbashkët.

Njëkohësisht bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për rolin e MPB-së në zbatimin e zgjedhjeve parlamentare në shtet dhe kontributin e madh në zbatimin e zgjedhjeve të qeta pa incidente më të mëdha. Njëherit u theksuan edhe aktivitetet të cilat Ministria e Punëve të Brendshme në suaza të kompetencave të veta i ka ndërmarrë në përballjen me pandeminë globale të Kovid-19, si dhe sfidat e tjera me karakter të sigurisë.

Nga ana e Otvejit edhe një herë u theksua mbështetja për vendin tonë në pjesën e zbatimit të suksesshëm të sundimit të së drejtës dhe është shfaqur shpresë për formim më të shpejtë të qeverisë së qëndrueshme që do të garantonte prosperitet, mbi zhvillimin ekonomik dhe jetë më të mirë për qytetarët, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...