Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nuhiu: Vetëm 2.500 shqiptarë janë pa nënshtetësi, 13.000 të tjerë i kemi pajisur tashmë

Shkup, 27 mars – Që kur BDI është pjesë e ekzekutivit, 13.000 shqiptarë janë apjisur me shtetësi në RMV. Kështu deklaroi sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi, zv.ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu.

“Çështja e shtetësisë është bërë temë aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ky si problem është detektuar edhe më herët. BDI disa herë e ka ndryshuar Ligjin për shtetësi duke siguruar mundësinë që vetëm me një dokument të caktuar: dëftesë, fletëpagesë për ujë, rrymë elektrike dhe ngjashëm që qytetarët që janë pjesë e asaj kategorie pa shtetësi sipas suksedimit nga ish Federeta e Jugosllavisë edhe janë pajisur me shtetësi menjëherë pas pavarësimit të Maqedonisë. Pas suksedimit të ish Jugosllavisë, 61.000 qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me shtetësi. Pastaj, për sa kohë BDI ka qenë në qeveri në këtë vend janë mbi 13.000 shqptarë që janë pajisur me shtetësi. Jo 1, 100, 1.000 por 13.000 shqiptarë janë”, deklaroi Agim Nuhiu, zv.ministër i Drjetësisë.

Ai e ka quajtur propagandë deklarimin nga opozita sheiptare se në vend ka 70.000 shqiptarë pa shtetësi.

“A ka shqiptarë akoma pa shtetësi, sigurisht që ka; a ka hile, po ka. Por, numri i tyre nuk është 70.000 ashtu siç pretendojnë zyrtarët e opozitës shqiptare, për të krijuar një temë, për të treguar se janë zgjuar nga gjumi e se ja po ju dilkan zot çështjeve të shqiptarëve. Nuk është numri 70.000, porpaganda se janë aq është propagandë politike. Është manipulim me një të drejtë shumë sentimentale. Ne, sigurisht se mbështesim çdo iniciativë qoftë kur vjen edhe nga opozita, prandaj edhe në seancë parlamentare deputetët e BDI-së kanë votuar nevojën për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Shtetësi të inicuar nga opozita. Megjithatë, nuk është mirë që me këto tema të ndjeshme të manipulohet”, deklaroi Agim Nuhiu, zv.ministër i Drjetësisë.

Nuhiu tha se me përgjegjësi të plotë mund të deklaron se edhe nga të dhënat që posedon kur ishte në MPB por edhe tash në dikasterin e drejtësisë, numri i shqiptarëve pa shtetësi nuk kalon shifrën 2.500.

“Me plotë përgjegjësi po e them edhe atë institucionale nga pozicioni aktual që kam, por edhe nga pozicioni paraprak që kisha, në procedurë për fitimin e shtetësisë janë 2.000-2.500 shqiptarë. Në vetë platformën që e ka hapur opozita shqiptare nuk kalon numri i qytetarëve që janë paraqitur mbi 1.000 e ca”, deklaroi Agim Nuhiu, zv.ministër i Drjetësisë.

Nuhu tha se këto qytetarë kanë mbetur pa shtetësi për tre arsye: Nuk i plotësojnë kushtet, nuk kanë interes dhe atyre që u është bërë hile nga e kaluara me shtetësinë.

Ndryshe, koalicioni opozitarë shqiptarë ASH-AAA ka kohë që ka bllokuar kuvendin për shkak të mos kalimit të Ligjit për shtetësi të propozuar nga ana e tyre.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...