Agjencia Zhurnal.mk
Sport

“Nuk donim një tjetër finale angleze”, Unai Emery: Shkëlqejmë edhe ndaj United

Villareal do të luajë për herë të parë në histori një finale Europa League. Ekipi spanjoll eliminoi Arsenalin mbrëmjen e kaluar. 0-0 përfundoi ndeshje e luajtur në Londër dhe diferencën e bëri fitorja 2-1 e Villareal në takimin shtëpiak.

Festë e madhe te “nëndetësja e verdhë”, që do të diskutojë trofeun me Manchester United më 26 maj në Gdansk të Polonisë. Një hakmarrje e ëmbël për Unai Emery, të cilin Arsenali e shkarkoi nga detyra e trajnerit nëntorin e vitit 2019.

“Qarkullimi i topit na mundësi të kontrollonim një pjesë të madhe të ndeshjes, por e pranoj, rastet më të pastra për gol i patën ata“, deklaron trajneri i ekipit spanjoll, një rekordmen në këtë kompeticion. Ndaj United do të jetë finalja e pestë për të.

Tre të parat i fitoi në stolin e Sevilla, të trija radhazi: 2014, 2015 dhe 2016. Dy vite më parë dërgoi “Topçinjtë” në finale, por triumfoi Chelsea i Sarrit. Rivalët anglezë nuk po i ndahen dhe tani është radha e Manchester United.

“Na pret një sfidë e vështirë me United, e kemi të qartë. E meritojmë të përballemi me ta. Tifozët të jenë të qetë, do u dhurojmë atyre performancën që presin“, deklaron 49-vjeçari. Një koment për arritjen historike ka edhe Pau Torres.

Qendërmbrojtësi i Villareal tregon mes lotësh se çfarë i motivoi atë dhe shokët e tij. “Sonte qaj me lot gëzimi. Ky klub ka dështuar disa herë në gjysmëfinale, më në fund do të luajmë një finale. Ia dolëm.

Çfarë momentesh emocionuese, të gjithë i meritojnë: klubi, presidenti, tifozët, ekipi i sezonit të kaluar dhe të gjithë ne. Arsenali krijoi raste për gol, por ne kemi karakter, treguam se dimë të vuajmë.

Finalja? Do të përballemi me një skuadër të madhe, që na e vështirësojë jetën. Nuk donim që edhe finalja e Europa League të ishte angleze. Fantastike që do të përfaqësojmë Spanjën në një finale“, deklaroi 24-vjeçari

Postime të ngjashme

Maqedonia – e para përfaqësuese që eliminohet nga Evropiani

Zekirija Haxhiu

Notat e lojtarëve, Holandë 2-0 Austri: Depay, De Jong e De Ligt më të mirët në fushë

Dafina Vidishiqi

Holanda fiton ndaj Austrisë, kualifikohet tutje dhe eliminon Maqedoninë nga “Euro 2020”

Dafina Vidishiqi

Holanda dyfishon epërsinë, realizon Dumfries

Dafina Vidishiqi

Ai ha gjashtë vakte në ditë dhe pi vetëm ujë – në dietën e CR7 nuk ka vend për pije të gazuara, ushqime të përpunuara, alkool dhe ëmbëlsira

Dafina Vidishiqi

Yarmolenko bën shaka me Ronaldon: Coca-Cola dhe Heineken, ju lutem më kontaktoni

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...