Agjencia Zhurnal.mk
Bota

“Nuk dua të hyj në histori si Presidenti që derdhi gjak”, Kreu i Shtetit tërhiqet pas protestave masive

Presidenti i Kirgistanit, Soronbay Zeenbekov, dha sot dorëheqjen sot, duke thënë se donte të parandalonte përplasjet e mundshme midis forcave të sigurisë dhe protestuesve që i bënë thirrje të tërhiqej.

“Unë nuk kapem pas pushtetit. Nuk dua të hyj në historinë e Kirgistanit si një president që derdhi gjak dhe qëlloi mbi qytetarët e tij. Për këtë arsye, kam marrë një vendim për të dhënë dorëheqjen,” tha presidenti në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit.

Situata në Kirgistan është pranë një konflikti civil midis zbatuesve të ligjit dhe demonstruesve, tha udhëheqësi në largim.

“Për fat të keq, agresioni vazhdon i pandërprerë dhe kërkesat për dorëheqjen time janë ende atje. Situata aktuale është afër një konflikti dypalësh. Nga njëra anë, janë protestuesit, dhe nga ana tjetër, agjencitë e zbatimit të ligjit. Ushtarët dhe zbatuesit e ligjit janë të detyruar të përdorin armë për të mbrojtur rezidencën shtetërore. Në këtë rast do të ketë gjakderdhje. Është  e pashmangshme. Jubëj thirrje të dy palëve që të shmangin provokimet”.

Aleatët e Zeenbekov fituan zgjedhjet parlamentare të 4 tetorit, por protestat pasuese rrëzuan qeverinë dhe detyruan autoritetet të anulonin rezultatin e zgjedhjeve.

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...