Sport

“Nuk dua të largohem nga Barcelona në këtë mënyrë”

Zhurnal Ads

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka zbuluar se e kishte menduar largimin nga klubi në muajt e fundit, por thotë se është i vendosur që ta sigurojë largimin në kushte më të mira.

Pasi dështoi ta fitojë ndonjë trofe sezonin e kaluar, Barcelona i nisi ndryshimet e mëdha në verë duke nisur me emërimin e Ronald Koemanit në postin e trajnerit dhe kërkesën e Lionel Messit për t’u larguar.

Derisa Messi qëndroi përfundimisht, edhe Umtiti ishte tunduar për t’u largua.

Ai iu bashkua Barçës nga Lyoni më 2016, por lëndimet e shpeshta dhe forma e dobët ia kanë prishur karrierën në Spanjë.

“gjithçka ishte e mundur gjatë verës. Lyoni është klubi dhe qyteti im. Ata ma dhanë mua mundësinë që të shihem nga të tjerët”, tha Umtiti.

“Ka pasur bisedime, por ndodhën shpejt, në fund asgjë konkrete. Do të jem i sinqertë, Barcelona është Barcelonë. Nuk dua të largohem nga Barcelona e aq më pak në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Man Utd do të provojë sërish transferimin e Dembele

S.B.

Ylli suedez: Askush s’mund ta ndalë Ronaldon, ai vendos vetë gjithçka

admin

Ylli i Italisë: Holanda na e ka frikën

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...