Nuk e dinte që dhoma e grimit ishte në transmetim direkt, këngëtares Semi Jaupaj i del gjoksi aksidentalisht në Big Brother VIP

Big Brother VIP po vazhdon të jetë shumë i komentuar për ngjarjet dhe dinamikën e personazheve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

 

Të premten u mbajt nata e spektaklit, ku banorët treguan se si kanë shkuar ditët e para të bashkëjetesës, duke folur në veçanti për simpatitë e para, por edhe zënkat me njëri-tjetrin.

E teksa po bëheshin gati dhe po rregulloheshin për të dalë para publikut, duket se një moment jo shumë i këndshëm u kap nga tele-kamerat në dhomën e grimit.

Bëhet fjalë për këngëtaren Semi Japuaj, e cila në mos-dijeninë e saj se ishte në transmetim, pa pritur zbërtheu mbulesën tek shpatullat, të cilat i zbuluan gjoksin.

Pamja u kap pa dashje nga regjia, e cila po transmetonte videon nga dhoma e grimit, me kërkesën e Arbanës për të përshëndetur këngëtaret Fifi dhe Semi Jaupaj, të cilat ishin vonuar duke u bërë gati.

Reagimi i Semit ka qenë i shpejt, por që duket të ketë pasur një moment sikleti, pasi nuk ka qenë në dijeni që pikërisht ajo kamerë ishte në transmetim direkt.

Prezantuesja e emisionit, Arbana Osmani, iu kërkoi dy vajzave që me shpejtësi të përfundonin makijazhin, në mënyrë që t’iu bashkoheshin banorëve të tjerë dhe të vazhdonin spektaklin. 

Related posts

Arilena dhe Noizy publikojnë bashkëpunimin e ri “Murderer”

D V

Si rrallëherë, Luan Krasniqi ndan një fotografi bashkë me fëmijët e tij

D V

As Rama dhe as Veliaj, Dua Lipa pati vizitën më të këndshme nga…

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More