Agjencia Zhurnal.mk

‘Nuk e lamë kështu’ Olta Gixhari ka një akesë publike për mikeshën e saj

Pak ditë më parë, Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë, e cila solli në jetën vajzën Emi. Moderatorja dhe aktorja teksa ka ndarë disa foto në rrjete sociale, tërhoqi vëmendjen për linjat perfekte vetëm pak ditë pas lindjes.

Së fundmi, Jonida ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet shumë tërheqëse, por ajo që ra në sy ishte komenti që aktorja Olta Gixhari ka bërë. “Jonida ti vazhdon me nurin e shtatzanisë edhe pse je bërë mama. Nuk e kemi lënë kështu.“, ka shkruar me humor Gixhari krahas fotos.

Gixhari është në muajt e fundit të shtatzanisë. Ajo ndodhet prej kohësh në Spanjë, krah partnerit të saj të cilin ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!