Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nuk është e vërtetë që GJEDNJ ka vendosur që abolimi i Ivanovit është i vlefshëm

Shkup, 5 tetor – Nuk është i saktë informacioni i transmetuar në media se Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur që abolimi i presidentit të atëhershëm, Gjorgji Ivanon, nga prilli i vitit 2016, me të cilin 54 persona u falën nga përndjekja – vlen, nuk është dhe nuk mund të tërhiqet ose të revokohet. Një vendim i tillë nuk është marrë nga GJEDNJ, as është dorëzuar në institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksohet në kumtesën e Byrosë për Përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) më 25.09.2020, në përgjigjen për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dorëzoi dy grupe të aplikimeve të parashtruara kundër vendit para kësaj gjykate ndërkombëtare, në të cilat problematizohen procedurat e vazhdueshme ose të përfunduara në drejtim të abolimit së ish-presidentit Ivanov.

Siç informon Byroja për Përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë Së Veriut para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, bëhet fjalë për një procedurë standarde që zbatohet në mënyrë të barabartë për vendet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës dhe një procedurë standarde për dorëzimin e kërkesave si përgjigje ndaj shtetit.

“Për procedurat, GJEDNJ tashmë kanë publikuar të dhëna në ueb faqen e tyre në lidhje me personat që kanë parashtruar aplikime, pretendimet e tyre për shkelje të GJEDNJ -së, si dhe në lidhje me pyetjet drejtuar palëve në procedurë (shih http: //hudoc.echr .coe.int / eng? i = 001-205137 dhe http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-205253). Vijimi i procedurave para GJEDNJ-së, si dhe të gjitha procedurat e tjera para GJEDNJ-së, gjithashtu mund të kontrollohen dhe monitorohen përmes mjetit të disponueshëm në ueb faqen e GJEDNJ-së përmes vendosjes së numrit të aplikimit (: http: //app.echr .coe.int / SOP / index.aspx? lg = den), thonë nga Byroja dhe shtojnë se ata rekomandojnë ndjekjen e njoftimeve në ueb faqen e GJEDNJ-së ose për më shumë detaje mbi procedurat para GJEDNJ-së, komunikimin me shërbimin për shtyp të GJEDNJ-së.

Postime të ngjashme

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

Merko: Platformat në brigjet e liqenit janë “oferta” e vetme për turizmin në Strugë

Dafina Vidishiqi

Qeveria ka vendosur, nuk ka orë policore pas mesnate

Dafina Vidishiqi

Manifestim tradicional “Takim i të parit me më të mirët” (drejtpërdrejtë)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...