Nuk fshihet më? Ardian Bujupi publikon një video me atë që besohet të jetë bashkëshortja e tij

nga D V

Prej muajsh, flitet se këngëtari Ardian Bujupi, i dha fund beqarisë në fshehtësi dhe deri më tani nuk ka pasur një paraqitje publike me bashkëshorten e tij.

Së fundmi, ai publikoi një video në TikTok, përmes së cilës bëri “lëmsh” internetin.

Në video bashkë me të ishte siç duket edhe partnerja e tij, por se nuk i ekspozoi portretin.

Antwort auf @hys.lina ♬ Yarnana – The Ironix & Ardian Bujupi

Këngëtari ia mbante dorën, derisa silueta e saj dukej vetëm përmes një pasqyrimi.

Ardiani iu përgjigj kërkesës së një përdoruesi, i cili i kërkoi të shfaqte siç duket partneren e tij.

Kohë më parë, ne kishim raportuar se partnerja e Ardian Bujupit është një bukuroshe e quajtur Fjolla.

Lidhja misterioze e këngëtarit ka qenë më të spekuluarat në shtypin rozë, por deri më tani artisti nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike, sikurse për martesën dhe për identitetin e partneres.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More