Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Nuk hapen kufijtë me vendet tjera fqinje, nëse nuk ndryshon numri i të të infektuarve

Shkup, 4 tetor – Me rritjen e infektimeve me koronavirus, Maqedonia e Veriut nuk pritet të hap kufijtë pa test PRC.

Burime të afërta me Ministrinë e Shëndetësisë bëjnë të ditur për INA se trendi i rritjes së rasteve do të pamundësoj hapjen e kufijve me vendet fqinje, si Kosova, Serbia e vendet tjera.

Dy ditët e fundit rastet e infektimeve kanë shkuar mbi 200 raste në ditë.

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë të ndarë sa i pêrket heqjes së testeve PCR për koronavirus.

Javën tjetër pritet të ketë një vendim të përbashkët nga vendet e rajonit, gjegjësisht nga ministritë e shëndetêsisë.

Ministri Venko Filipçe theksoi se vendimi i përbashkët duhet të funksionojë bashkërisht me shkëmbimin e informacioneve për pasqyrën epidemiologjike nga secili vend i rajonit.

Por ai nuk ka bërë të qartë se a do të hapet kufiri pa teste PCR.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...