Agjencia Zhurnal.mk

“Nuk i harrojmë premtimet”, Vesa Luma dhe Big Basta pas shumë vitesh kthehen me këngë të re

Ata janë një nga çiftet më të pëlqyer në showbizin vendor që prej vitesh janë larguar nga trojet shqiptare.

Fjala është për këngëtarët Big Basta dhe Vesa Luma, të cilët tanimë kanë ndërtuar jetën e tyre në Zelandë të Re.

Kjo madje ka ndikuar në prezencën e pakët në tregun shqiptar të muzikës apo në mos publikimin e projektve të reja.

Megjithëse ka kaluar më shumë se një vit që nga kënga e fundit solo e Vesës, e më shumë se tre vite që nga projekti i fundit me Big Bastën, dyshja tani pas kaq vitesh duket se po rikthehen me këngë të re.

Përmes opsionit ‘pyetje – përgjigje’ në Instagram, artistja Luma ka treguar se ka gati disa projekte të reja, në mesin e të cilave është edhe një surprizë.

Ajo po vjen në një bashkëpunim me bashkëshortin e saj duke thënë se ka mbajtur premtimin që u ka dhënë fansave.

“Këtë këngë që e keni kërkuar aq gjatë më në fund e kemi gati. Se nuk i harrojmë premtimet”, ka qenë përgjigja e saj.

Në përgjigjet e tjera, Vesa po ashtu ka zbuluar se do të publikojë edhe një projekt muzikor për tregun ndërkombëtar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...